Menaxher/e Marketingu

Menaxher/e Marketingu

Full-time Managment Mid Jun 27, 2026

Durres

Description

Po kërkojmë një Menaxher/e Marketingu strategjik/e, kreativ/e dhe të orientuar drejt rezultateve, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për planifikimin, organizimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut me qëllim rritjen e prezencës së kompanisë dhe zhvillimin e biznesit. Përgjegjësitë: Hartimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut. Menaxhimi i fushatave promovuese në platformat online dhe offline. Administrimi i rrjeteve sociale dhe koordinimi i përmbajtjes marketing. Planifikimi dhe monitorimi i buxheteve të marketingut. Analizimi i tregut, konkurrencës dhe performancës së fushatave. Bashkëpunimi me ekipet e shitjeve, dizajnit dhe departamentet e tjera për arritjen e objektivave. Organizimi i eventeve, prezantimeve dhe aktiviteteve promovuese. Përgatitja e raporteve periodike mbi rezultatet dhe propozimi i strategjive për përmirësim.

Requirements

Diplomë në Marketing, Menaxhim, Biznes ose fusha të ngjashme. Eksperiencë e mëparshme në marketing ose menaxhim marketingu. Njohuri të mira të marketingut digjital dhe platformave sociale. Aftësi analitike, organizative dhe komunikuese. Aftësi për të udhëhequr projekte dhe për të punuar në ekip. Njohuri të Microsoft Office; njohuritë mbi Meta Ads, Google Ads, Google Analytics ose mjete të ngjashme përbëjnë avantazh.