Po kërkojmë një Menaxher Shitje energjik dhe të orientuar drejt rezultateve për t'iu bashkuar ekipit tonë në Durrës. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për zhvillimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe identifikimin e mundësive të reja të shitjes, me qëllim rritjen e portofolit të klientëve dhe arritjen e objektivave të kompanisë.
Detyrat Kryesore:
Menaxhon dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me klientët ekzistues.
Identifikon klientë të rinj dhe krijon mundësi të reja bashkëpunimi.
Kryen vizita periodike tek klientët dhe prezanton produktet/shërbimet e kompanisë.
Përgatit oferta, negocion kushtet e bashkëpunimit dhe ndjek procesin deri në finalizimin e shitjes.
Arrin objektivat mujore dhe vjetore të shitjeve.
Analizon tregun dhe aktivitetin e konkurrentëve.
Bashkëpunon me departamentet e tjera për të garantuar një shërbim cilësor ndaj klientit.
Raporton periodikisht mbi aktivitetin dhe rezultatet e shitjeve.
Requirements
Diplomë universitare (e preferuar në Ekonomi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme).
Minimumi 2 vite eksperiencë në shitje ose pozicione të ngjashme.
Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie të forta me klientët.
Orientim të lartë drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Patentë drejtimi Klasi B.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Gatishmëri për lëvizje në terren sipas nevojave të punës.
Banim në Durrës ose zonat përreth përbën avantazh.