Kërkojmë Financiere për t’iu bashkuar ekipit tonë në Elbasan. Kandidatja do të jetë përgjegjëse për mbajtjen dhe përpunimin e dokumentacionit financiar, regjistrimin e faturave dhe transaksioneve, ndjekjen e pagesave dhe arkëtimeve, si dhe përgatitjen e raporteve financiare sipas nevojës.
Pozicioni kërkon korrektësi, organizim të mirë dhe aftësi për të punuar me përgjegjësi me të dhëna financiare.
Requirements
Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme
Eksperienca e mëparshme në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh
Njohuri të mira të kontabilitetit dhe dokumentacionit financiar
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel
Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
Korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup
Aftësi të mira komunikimi
Disponibilitet për të punuar në Elbasan