Job Description
Kompania jonë kërkon të punësojë një Menaxher Shitjesh për Zonën e Veriut të Shqipërisë, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin e shitjeve, zgjerimin e rrjetit të klientëve dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues në zonën përkatëse.
Përgjegjësitë kryesore
Menaxhimi dhe zhvillimi i shitjeve në zonën e Veriut të Shqipërisë.
Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve të rinj potencialë.
Ruajtja dhe forcimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues.
Prezantimi i produkteve dhe ofertave të kompanisë.
Negocimi dhe ndjekja e marrëveshjeve tregtare.
Monitorimi i tregut dhe konkurrencës në zonën e mbuluar.
Realizimi i objektivave mujore dhe vjetore të shitjeve.
Raportimi periodik mbi aktivitetin dhe rezultatet e shitjeve.
Requirements
Eksperiencë e mëparshme në shitje ose në një pozicion të ngjashëm menaxherial.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
Aftësi për të krijuar dhe mirëmbajtur marrëdhënie profesionale me klientët.
Orientim drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave.
Aftësi të mira organizimi dhe menaxhimi të territorit të shitjeve.
Gatishmëri për lëvizje të shpeshta në zonën e Veriut të Shqipërisë.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Patentë drejtimi, kategoria B.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office konsiderohen avantazh.