Kërkojmë një Financiere me eksperiencë, e cila do të jetë përgjegjëse për ndjekjen dhe menaxhimin e proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë.
Detyrat kryesore përfshijnë:
- Regjistrimin dhe kontrollin e faturave të blerjes dhe shitjes
- Ndjekjen e arkëtimeve dhe pagesave
- Rakordimin e llogarive me klientë, furnitorë dhe banka
- Përgatitjen dhe kontrollin e dokumentacionit financiar
- Ndjekjen e detyrimeve dhe afateve të pagesave
- Përgatitjen e raporteve periodike financiare
- Bashkëpunimin me departamentet e tjera për çështje financiare dhe administrative
- Mbajtjen e dokumentacionit financiar në mënyrë të rregullt dhe të saktë
Requirements
- Minimumi 3 vite eksperiencë pune në financë ose kontabilitet
- Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme
- Njohuri të mira të proceseve financiare dhe kontabël
- Eksperiencë me programe financiare/ERP përbën avantazh
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel
- Aftësi të mira organizative dhe analitike
- Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi për të punuar me afate dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë