Kerkojme të punësojmë një Financiere të përgjegjshme, të organizuar dhe me përvojë në fushën e financës dhe kontabilitetit.
Kandidatja e përzgjedhur do të jetë përgjegjëse për administrimin e dokumentacionit financiar, regjistrimin e transaksioneve dhe përgatitjen e raporteve financiare, duke garantuar saktësi dhe respektimin e procedurave të kompanisë.
Përgjegjësitë Kryesore
Regjistrimi dhe kontrolli i veprimeve financiare dhe kontabël.
Përgatitja dhe administrimi i faturave të shitjes dhe blerjes.
Rakordimi i llogarive të klientëve, furnitorëve dhe bankave.
Monitorimi i pagesave, arkëtimeve dhe detyrimeve financiare.
Përgatitja e raporteve financiare periodike.
Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar.
Mbështetja në përgatitjen e deklarimeve tatimore dhe pasqyrave financiare.
Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin fiskal dhe procedurat e brendshme.
Requirements
Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë pune në financë ose kontabilitet.
Njohuri të mira procedurave financiare në Shqipëri.
Aftësi shumë të mira në përdorimin e Microsoft Excel dhe paketës MS Office.
Eksperiencë në përdorimin e programeve financiare dhe kontabël.
Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efikas i kohës.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe ruajtje e konfidencialitetit.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.